
Ylber Ramadani është një nga futbollistët më të shpejtë të Kombëtares shqiptare. Dhe si një futbollist që vrapon si “rraketë” në fushën e lojës, shpejtësia për të është adrenalinë.
E kur vjen fjala te shpejtësia, në mendje na vijnë makinat. Futbollisti ka treguar se i dashuron makinat, ndërsa tregon edhe makinën e parë që ka blerë dhe në cilën moshë.
Ramadani tregoi se që 16-vjeç ka blerë makinën e parë, ndërsa ka zbuluar edhe koleksionin e tij të makinave, i cili do të shtohet në të ardhmen.
“Kur e ke blerë makinën e parë? Kur kam qenë 16-vjeç. Nuk kam mundur ta vozis unë, por me të ka ecur dikush tjetër. Ka qenë një X5 më duket.
Mendova se do të ishte një makinë më modeste… - Jo, jo, ka qenë X5 kur e kam marrë për herë të parë, ndërs i jepte babai dhe më çonte në stërvitje. Pastaj kam kalu te Benzi dhe nuk kam ndërru më asnjëherë.
Në koleksionin tëndë të makinave përveç Benzit, çfarë makinash të tjerash ka? Ke makina luksoze? Kam edhe nga ato. Në koleksionin tim kam makina, kam Lamborghini. Këtë e kam marrë tani, para 3 muajsh. Kam Benzin, kam dhe dy makina të tjera Benza. Jam i apasionuar pas makinave, i dua shumë dhe mendoj që në të ardhmen do të ble prap se i pëlqej shumë”, ka deklaruar mesfushori kuqezi për “Tv Klan”.
View this post on Instagram