Piatek dhe Mitaj
Mbrojtësi i Shqipërisë Mario Mitaj nuk ka qenë në ditën e tij më të mirë me ekipin e Al-Ittihad. Skuadra e drejtuar nga Sergio Conceicao pësoi humbje të befasishme në Champions League Elite të Azisë kundër Al-Duhail me shifrat 2 – 4.
Dopieta e sulmuesit Karim Benzema vlejti sa për statistikë, teksa te rivali e gjetën rrugën e rrjetës Adil Boulbina (trigolësh) dhe “pyka” polake Piatek.
Mitaj ishte në fushë për 78 minuta, ndërsa u vlerësua sipas “SofaScore” me notën 6.1. Pas 5 ndeshjesh në Champions League Elite të Azisë, Al-Ittihad grumbullon 6 pikë, pozicioni i 8-të.
Poll
