Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

“U mbyll një vit i suksesshëm, pjesëmarrja në Euro 2024 ishte kulmi”, Mirlind Daku “kartolinë” urimi: Shëndet e mirësi për të gjithë

Shkruar nga NEWSPORT
“U mbyll një vit i suksesshëm, pjesëmarrja në Euro
Mirlind Daku

Mbrëmë në mesnatë i thamë të gjithë lamtumirë 2024 dhe mirëpritëm 2025 me shpresë së do të jetë një vit edhe më i mbarë nga ky që lamë pas. Urimet në ditë kaq speciale nuk mungojnë dhe një prej tyre vjen edhe nga sulmuesi i Kombëtares, Mirlind Daku.

Sulmuesi nëpërmjet një “kartoline” ka uruar të gjithë për Vitin e Ri. Në postimin e tij sigurisht nuk lë pa përmendur edhe pjesëmarrjen në Euro 2024 me Kombëtaren, ku siç e cilëson ishte kulmi i gjithçka për të.

“Po përmbyllet një vit mjaftë i suksesshëm për mua personalisht. Jam shumë i lumtur me formën me klubin, derisa pjesëmarrja në Euro 2024 me Kombëtaren ishte kulmi. Urime Vitin e Ri për gjithë ju miqtë e mi, shëndet e gjitha të mirat në vitin 2025. I juaji Mirlind Daku”, ka shkruar Daku.

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga