Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Trajneri s'e ka më pjesë të planeve, merret vendimi për Ernest Muçin

Shkruar nga NEWSPORT
Trajneri s'e ka më pjesë të planeve, merret vendimi për
Ernest Muçi - Sergen Yalcen

Trajneri i Besiktas, Sergen Yalcen është më i vendosur se kurrë për skuadrën që do të ketë në sezonet e ardhshme. Plot 23 lojtarë kanë përfunduar jashtë planeve të tij, duke iu kërkuar drejtuesve që t'i japin drejtim në merkaton e radhës për t'i sistemuar në klubet ku këta futbollistë kanë oferta.

Mes tyre, është dhe Ernest Muçi i cili është akoma nën huazim te Trabzonspor dhe që pritet të qëndrojë aty akoma më gjatë, pasi ka bindur drejtuesit e klubit për të blerë përfundimisht kartonin e tij. 

Përpos tij, edhe Milot Rashica duket se e ka të shkruar të ardhmen e tij larg kësaj skuadre, pasi Yalcen "ia ka prerë" biletën e largimit dhe sulmuesi i Përfaqësueses dardane i duhet të gjejë një tjetër ambient për të vijuar karrierën e tij. 

Këto vendime vijnë në prag të përfundimit të kampionatit në Turqi, ku Besiktas renditet i katërti me 52 pikë, 11 më pak se Trabzonspori, skuadër në të cilën luan dhe sulmuesi i Kombëtares shqiptare.

Duket se humbja terren në kampionat, duke luftuar vetëm për kupat e Europës, ka sjell dhe "fshesën" e Yalcen që nuk kursen askënd për revolucionin që dëshiron të sjellë në skuadër. 

Poll

Lexo gjithashtu