
Everton mori një barazim sa për 3 pikë kundër Manchester Cityt që po kalon një periudhë të keqe. Tekniku i Armando Brojës ka folur për këtë sfidë ndaj një ekipi të Guardiolës në ditët më të këqija.
Sean Dyche vlerësoi dorcën dhe dëshirën e bluve për të shkuar drejt fitores në “Etihad”.
Anglezi thekson performancën e fortë të ekipit të legjionarit të sulmit. Të gjitha këto i shprehu trajneri i klubit të lojtarit kuqezi në EvertonTV, kanali zyrtar i skuadrës nga Liverpool.
“Jam i kënaqur. Një ndeshje e çuditshme, pasi të gjithë ishin duke pritur për Cityn në Boxing Day.
Kemi dhën paraqitje të forta, nuk ishte rastësi të prisnim që ata të ishin në një ditë jo të mirë.
Pashë disa video analiza të ekipit. Forca dhe dëshira ishin të mëdhaja për të ecur përpara. Provuam të fitonim. Mentalitet i paprekur.
Angazhim, formë por mungon gjetja e momenteve vrastare. Kjo më zhgënjen, kur ke vërtetë disa momente të mira për gold he nuk arrin të godasësh”, u shpreh Dyche.