Ernest Muçi
Transferimi i Ernest Muçit nga Besiktas te Trabzonspor është diskutuar gjatë në media, e cila përkon me formulë huazim, me të drejtë blerje në fund të sezonit. Mungesa e minutazhit ishte arsyeja kryesore që Muçi po e priste me padurim këtë zhvendosje.
Shansi i parë për 24-vjeçarin do të jetë më shumë gjasa ditën e nesërme karshi Fenerbahces në transfertë. Sipas mediave turke, ish-sulmuesi i Tiranës do debutojë nga minuta e parë.
Me Kombëtaren, Muçi ka bërë 16 prezenca, e pasuar me 3 gola. Duhet thënë se lojtari në fjalë e ka pasur minutazhin me “pikatore” te Shqipëria, kjo edhe për shkak të konkurrencës në repartin ofensive.
Poll