Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Trabzonspor "in extremis" për Ernest Muçin, koha po mbaron, ashtu si dhe...reflektimet

Shkruar nga NEWSPORT
Trabzonspor "in extremis" për Ernest Muçin, koha po
©gunaydintrabzon Ernest Muçi

Teksa po afrohet data 10 maj, për Ernest Muçin nuk ka ende një sinjal të qartë nëse Trabzonspori kërkon ta mbajë sulmuesin përtej huazimit njëvjeçar.

Media në Turqi, “61saat” shkruan se hezitimi është i dukshëm nga trajneri dhe drejtuesit, të cilët duan të marrin kohën e tyre deri në përfundim të afatit për të kuptuar se çfarë do të bëjnë me 25-vjeçarin.

Një çështje që po zvarritet më shumë seç duhet, duke krijuar njëfarë “tensioni” edhe tek vetë lojtari i cili ndodhet në një udhëkryq për të ardhmen.

Edhe pse në llogarinë e tij, futbollisti i Kombëtares ka një bilanc pozitiv gjatë këtij sezoni, teksa ka shënuar 13 gola dhe ka kontribuar me 8 asiste për shokët e skuadrës, dëmtimi që e la jashtë për një kohë të gjatë, duke humbur ritmin dhe formën fizike, ka bërë që tek klubi nga Trabzoni të mendohen dy herë për të aktivizuar të drejtën për ta blerë nga Besiktas për 8.5 milionë euro. 

Poll

Lexo gjithashtu