Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

“Të shënon të jep besim”, Stiven Shpendi: Konkurenca të përmirëson, gati për duelin e radhës

Shkruar nga NEWSPORT
“Të shënon të jep besim”, Stiven Shpendi: Konkurenca
Stiven Shpendi

Empoli do të përballet me Pescara ditën e dielë. Duel ky shumë i rëndësishëm dhe ku Stiven Shpendi pritet të luajë.

Për këtë sulmuesi shqiptar ka folur para kësaj përballjeje. Shpenzi thekson se skuadra meritonte më shumë ndaj Specias, ndërsa janë gati për duelin me Pescaran.

“Ishte një pikë e rëndësishme kundër Specias sepse janë një ekip i shkëlqyer dhe gjithashtu për shkak të mënyrës se si shkoi ndeshja . Ne meritonim diçka më shumë në pjesën e dytë, por në fund ishte një barazim i mirë duke pasur parasysh se kishim mbetur disavantazh. Duhet të ndërtojmë mbi pjesën e dytë dhe reagimin që treguam; do të jetë i dobishëm për ndeshjet e ardhshme. Përpiqem të bëj atë që më kërkon trajneri. Shënimi padyshim më jep besim, por nuk është një obsesion. Konkurrenca? Është aty dhe të bën të përmirësohesh. Të kesh kaq shumë sulmues të fortë ndihmon, është një bonus shtesë dhe një përfitim për ekipin“, ka theksuar sulmuesi.

Poll

Lexo gjithashtu