Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Talenti botëror nuk ia doli t’i merrte fanellën Ronaldos, babai i Uzunit krenohet: Myrto më tregonte, ndjesi e pabesueshme

Shkruar nga NEWSPORT
Talenti botëror nuk ia doli t’i merrte fanellën Ronaldos, babai
Myrto Uzuni me të atin - Myrto Uzuni dhe Cristiano Ronaldo

Babai i Myrto Uzunit, Artan Uzuni vazhdon që të jetë mjaft aktiv me komentet e tij pikante në rrjete sociale. Pasi u revoltua shumë për mosthirrjen e të birit në Euro 2024, komentet e tij tashmë shfaqin vetëm krenari.

Së fundmi, në një lajm ku flitej për talentin e Turqisë, Arda Guler dhe Cristiano Ronaldo, babai i sulmuesit të Kombëtares ka ‘marrë pjesë’ sërish. Lajmi lidhej me Guler që i kishte kërkuar fanellën CR7-ës, por nuk ia mori dot. Teksa Artan Uzuni kujton momentin kur djali i tij mori fanellën pikërisht nga ylli portugez.

“Një ndjesi e paharrueshme, këtë moë thotë edhe Myrto. Nuk arrinte ta besonte se vërtetë po ndodhte”, thotë Artan Uzuni për momentin kur Ronaldo i dha fanellën Myrton gjatë ndeshjes Ferencvaros – Juventus.

Talenti botëror nuk ia doli t’i merrte fanellën Ronaldos, babai
Komenti i bërë nga Artan Uzuni

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga