Al-Ittihad
Mbrojtësi i Kombëtares Mario Mitaj ishte një nga më të mirë në fushë për skuadrën e Al-Ittihad në fitoren e vuajtur 2 – 1 kundër Al-Riyadh, java e 9-të në ligën e Arabisë Saudite.
Edhe pse futbollisti shqiptar me tipare defensive nuk kontriboi me gol apo asist, 22-vjeçari ishte i jashtëzakonshëm në krahun e majtë. Në këtë takim, Mitaj e preku topi plotë 82 herë, ndonëse është mbrojtës.
Vijon me 4 ndërhyrje të sakta, 6 duele të fituara dhe 54 pasime korrekte. Përtej faktit që është stabilizuar si titullar i padiskutueshëm te Al-Ittihad, shqiptari po merr edhe detyra të rëndësishme në ekip ku gjenden yje botërorë si Benzema, Kante apo Fabinho.
Poll
