Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Shqipëria në “PANIK” para Polonisë, shkak bëhet Mario Mitaj! Mbrojtësi “zhduket” çuditërisht nga Al-Ittihad

Shkruar nga NEWSPORT
Shqipëria në “PANIK” para Polonisë, shkak bëhet
Sylvinho dhe Mario Mitaj

Ka nisur kryendeshja e javës së 25-të në Arabinë Saudite mes Al-Ahli dhe Al-Ittihad. Ajo që bie në sy dhe është lajm aspak i mirë për shqiptarët, sikurse për trajnerin Sylvinho, ka të bëjë me mbrojtësin e Kombëtares Mario Mitaj.

Pas 4 ndeshjesh radhazi si titullar te kampionët e Arabisë, 22-vjeçari jo vetëm që nuk është startues, por as në stolin e rezervave. Nuk ka një informacion konkret se çfarë po ndodh me shqiptarin, pra arsyeja e këtij “përjashtimi”.

Kombëtarja do të luaj kundër Polonisë më 26 mars në Varshavë, e vlefshme për fazën “Play-Off” të Kupës së Botës.

Për të kuptuar impaktin e Mario Mitajt te Shqipëria, mjafton të përmendim 28 prezencat, ndonëse është vetëm 22 vjeç, faktor vendimtar jo vetëm në linjën e majtë të prapavijës, por edhe kreativ në inkursionet drejt sulmit.  

Shqipëria në “PANIK” para Polonisë, shkak bëhet
Formacionet


    

Poll

Lexo gjithashtu