Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Shënoi dopietë për të kualifikuar Gwangju, Jasir Asani: Ndeshje shumë e vështirë, nuk kam fjetur 2 ditë

Shkruar nga NEWSPORT
Shënoi dopietë për të kualifikuar Gwangju, Jasir Asani:
Jasir Asani

Jasir Asani ishte spektakolar ditën e sotme në AFC Champions League. Sulmuesi shqiptar ia doli të shënonte dopietë në sfidën ndaj Vissel Kobe.

Falë dygolëshit të tij skuadra e Gwangju ia doli të fitonte 3-0 në shtëpi dhe të kualifikohej në çerekfinalen e AFC Champions League me rezultat të përgjithshëm 3-2. Pas këtij suksesi ka folur Asani, i cili shpehet shumë i lumtur për arritjen e skuadrës së tij.

Ndër të tjera nënvizon se skuadra luajti shumë mirë dhe se nga stresi i kësaj sfide “mëngjarashi” nuk kishte fjetur 2 ditë.

“Të jem i sinqertë ishte ndeshje shumë e vështirë. Jam shumë i lumtur sepse morëm revanshin në shtëpi, 3-0.

Të jem i sinqertë nuk kam fjetur prej dy ditësh sepse mendoja për këtë ndeshje. Ishte e vështirë dhe për mua dhe skuadrën është vetë jeta. Dhamë 100% dhe po ta shikoni, të gjithë janë të lumtur dhe shkojmë në raundin tjetër tani”, ka përfunduar lideri i Kombëtares.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga