Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Rey Manaj “mbret” në Turqi, bomberi shqiptar thellon rekordin

Shkruar nga NEWSPORT
Rey Manaj “mbret” në Turqi, bomberi shqiptar thellon rekordin
Rey Manaj

Rey Manaj vazhdon të shkëlqejë në Turqi, pasi ka shënuar golin e vetëm në fitoren e Sivasspor 1 me 0 përballë Konyaspor. Padiksutim lushnjari është sulmuesi më në formë i momentit në kombëtaren shqiptare.

Manaj ka shënuar një supergol në Turqi me skuadrën e Sivasspor. Në minutën e 86-të të sfidës gjeti golin, duke i dhënë avantazhit skuadrës së tij ndaj Konyaspor.

Goli i 27-të vjeçarit do të ishte vendimtar në këtë përballje, teksa do t’i jepte fitoren ekipit të tij ndaj Konyaspor. Kështu Manaj fiton ‘derbin” e shqiptarëve ndaj Sokol Cikalleshit.

Kujtojmë se ky është goli numër 22 në Turqi, teksa ka dhënë edhe 1 asist për Sivasspor. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare vazhdon të thellojë rekordin, që e mban atë si sulmuesi me më shumë gola në një sezon te Sivasspor.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga