Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Rey Manaj “braktis” futbollin, “heroi” i Leskovc ndryshon sport (FOTO)

Shkruar nga NEWSPORT
Rey Manaj “braktis” futbollin, “heroi” i Leskovc
Rey Manaj

Kanë kaluar 7 ndeshje nga goli i fundit i sulmuesit të Shqipërisë Rey Manaj (Al-Sharjah dhe Kombëtare). Ky segment i gjatë kohor nuk e shqetëson aspak bomberin lushnjar.

Në një “story” të radhës në rrjetet sociale, 28-vjeçari ka vendosur të ndryshojë sport. Manaj ka hipur mbi një motor pistash, i cili i përket markës “Ducati”.

“Pyka” shqiptare është një lojtar shumë i rëndësishëm nën urdhërat e trajnerit Sylvinho, i cili ia shpërbleu besimin me golin historik kundër Serbisë në Leskovc. Shqipëria do të përballet me Poloninë në gjysmëfinalen e fazës “play-off’, Kupa e Botës 2026, arritje e padëgjuar për kuqezinjtë.

 

Rey Manaj “braktis” futbollin, “heroi” i Leskovc
"Story" i Manajt


 

     

Poll

Lexo gjithashtu