Marvin Çuni do të jetë futbollisti më i ri i Rubin Kazan. Është vetë drejtori i Frosinones, Guido Angelocci që bën të ditur lajmin në një prononcim para gazetarëve italianë.
“Sot ose nesër Çuni do të largohet pasi ka kërkuar shitjen dhe do të shkojë në Rusi. Unë kërkova Okereken pasi e dija që Çuni do të largohej”, tha ai.
Te Rubin Kazan, Çuni do të gjejë Mirlind Dakun, një tjetër sulmues shqiptar me të cilin do të formojë një dyshe kuqezi.
23-vjeçari ka debutuar edhe me fanellën e Kombëtares në miqësoren ndaj Bullgarisë më 17 tetor 2023, të fituar 2-0 me golat e Ernest Muçit dhe Qazim Laçit. Çuni luajti 3 ndeshjet e para të sezonit të ri me Frosinonen ku shënoi edhe 1 gol.
Poll