Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Përballja me Athletic Bilbao në Champions, Atalanta merr lajmin e RËNDËSISHËM për Berat Gjimshitin

Shkruar nga NEWSPORT
Përballja me Athletic Bilbao në Champions, Atalanta merr lajmin e
Berat Gjimshiti

Berat Gjimshiti më në fund duket se ka hedhur prapa krahëve dëmtimin. Për kapitenin e Kombëtares shqiptare vijnë lajme të mira nga italia.

Lideri kuqezi i cili prej 10 janarit është i dëmtuar, tashmë është rikthyer në ekip. Gjimshiti i është bashkuar pjesës tjetër të skuadrës së Atalantës, duke marrë kështu edhe ngarkesën e duhur.

Dhe padiskutim që kjo lumturon stafin e bergamaskëve, të cilët mund të mbështeten te shërbimet e shqiptarit për duelin ndaj Athletic Bilbaos, duel që do të luhet ditën e mërkurë në Champions League.

Gjasat janë që shqiptari të marrë vendin e tij që nga minuta e parë në qendër të mbrojtjes, por gjithsesi gjithçka do të vendoset para duelit në Champions League.

Poll

Lexo gjithashtu