Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Oferta nga disa ekipe, babai i Dakut zbulon të ardhmen: Rubin Kazan mori një vendim

Shkruar nga NEWSPORT
Oferta nga disa ekipe, babai i Dakut zbulon të ardhmen: Rubin Kazan mori
Mirlind Daku

Mirlind Daku nuk do të largohet nga Rubin Kazan. Pavarësisht interesimeve dhe ofertave nga klube të tjera, sulmuesi i Kombëtares ka vendosur të qëndrojë te Rubin.

Diçka të tillë e ka zbuluar babai i Dakut, Fehmi Daku, i cili në një intervistë për mediat ruse ka zbuluar të ardhmen e djalit të tij. Fehmiu ka theksuar se Daku nuk dëshiron të largohet nga skuadra ruse dhe në këtë mënyrë do të vazhsojë edhe këtë sezon të japë kontributin e tij.

“Mirlindi ishte në shtëpi disa ditë më parë, ne biseduam me të për interesimin e një numri klubesh për të. E pyeta për Spartak Moskën dhe Krasnodar, por ai tha se nuk dinte asgjë për të, ata nuk i thanë asgjë. Siç më tha djali im, Rubin mori një vendim, ai do mbetet në klub dhe vazhdon intensivisht përgatitjet me skuadrën”, ka deklaruar për mediat ruse babai i Dakut.

Kujtojmë se 26-vjeçari po zhvillon një sezon mjaft të mirë në Rusi, ku në 7 ndeshje ka shënuar 5 gola dhe ka dhuruar edhe 3 asiste.

Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Partizani deri më tani në “Final Four”. Mendoni se do të ketë ndryshime deri në fund të Superiores?

  • Po
  • Jo
  • Nuk e di

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga