
Kombëtarja shqiptare mori një fitore shumë të rëndësishme ndaj Andorrës në “Arenën Kombëtare”. Kuqezinjtë triumfuan 3-0 , ku dopieta e Rey Manajt dhe goli i Myrto Uzunit vendosën fatet e kësaj përballjeve.
Por përveç fitores në këtë sfidë një tjetër detaj ka marrë vëmendjen. Sylvinho për herë të parë në “epokën” e tij te Kombëtarja nuk preferoi Jasir Asanin në formacionin titullarë.
“Mëngjarashi” u la në stol, pasi braziliani preferoi një ekip më sulmues, duke vendosur Hoxhën, Brojën dhe Manajn në fazën ofensive. Por jo vetëm kaq, pasi ndaj Andorrës nuk kishte asnjë minutë për Asanin, i cili këtë përballje e ndoqi nga stoli i rezervave.
Kjo është hera e parë në “epokën” e Sylvinhon, teksa në 22 ndeshjet e kaluara gjithmonë Asani ka qenë i preferuari dhe i “paprekshmi” i timonierit të Kombëtares në formacionin titullarë.