Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

NOTA/ Arbër Hoxha spektakolar, "shkatërron" i vetëm brenda 4 minutave ish-klubin e Eros Grezdës

Shkruar nga NEWSPORT
NOTA/ Arbër Hoxha spektakolar, "shkatërron" i vetëm
Arbër Hoxha

Është luajtur ditën e sotme takimi i javës së 21-të në Kroaci. Arbër Hoxha ka qenë “zjarr” në sfidën e zhvilluar në “Maximir” ndaj Sibenik.

Legjionari është shpallur “Lojtari i Ndeshjes” në fund të takimit pas notës spektakolare të akorduar nga Sofascore, 8.1. Sulmuesi shqiptar ka bindur Cannavaron me gol dhe asist, edhe pse u aktivizua vetëm për 31 minuta.

Lojtari i Kombëtares nuk e nisi si titullar ndeshjen ndaj ish-klubit të Grezdës. Megjithatë, futbollisti i kryeqytetasve në takimin e mbajtur në shtëpi arriti të shkëlqejë pasi shënoi goli e dytë të bluve në minutën e 74-të dhe vulosi fitoren e Dinamos pas “gatimit” të realizimit të Baturinës në minutën e 78-të.

Talenti kroat u shërbye saktë nga “ylli” kuqezi dhe mbylli shifrat në 3-0. Hoxha për 4 minuta shaktërroi i vetëm kundërshtarët duke i dhënë 3 pikët skaudrës nga Zagrebi në HNL, ligën kroate.

NOTA/ Arbër Hoxha spektakolar, "shkatërron" i vetëm
Nota e Arbër Hoxhës

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga