
Kristjan Asllani
Sipas raportimeve nga “TuttomercatoWeb”, thuhet se trajneri i Torinos Marco Baroni ka mbetur i impresionuar nga mesfushori shqiptar Kristjan Asllani.
Trajneri 62-vjeçar është gati të ndryshojë skemën për “regjisorin” e Kombëtares, duke filluar nga ndeshja e radhës në Serie A. Torino me shumë gjasa do ë kalojë në sistemin 3-5-2.
Në këtë “panoramë’, synimi është që Asllani të ketë tipare më shumë ofensive në ndërtimin e lojës edhe krijimin e korridoreve për sulmuesit. Pas vështirësve te Interi, 23-vjeçari shqiptar ka gjetur veten te torinezët në kohë të shkurtër.
Poll