Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Nevojë urgjente pikësh për mbijetesën, Kristjan Asllani rikthehet tek Empoli

Shkruar nga NEWSPORT
Nevojë urgjente pikësh për mbijetesën, Kristjan Asllani
Kristjan Asllani, Empoli - Frosinone

Empoli vijon deri në javët e fundit të jetë në një garë të ashpër për jetë a vdekje. Në Serie A llogaritë janë thuajse të mbyllura, titulli është ‘prenotuar’, zona Champions pret vetëm biletën e fundit dhe zona Conference League është mbyllur gjithashtu.

Lufta e ashpër vijon të jetë për mbijetesë teksa janë plot 6 ekipe që i ndajnë maksimumi 5 pikë, nga vendi i 19-të deri në të 14-tin. Empoli është një prej tyre teksa mban vendin e 17-të me 32 pikë, 3 më shumë se Udinese dhe Sassuolo e zonës së rënies.

Ekipi nga Reggio Emiglia barazoi pa gola sot përballë Frosinones, fitorja ishte objektiv por 1 pikë nuk është aspak keq gjithsesi. Në tribunat e stadiumit, prezent ishte edhe Kristjan Asllani i cili erdhi në mbështetje të ish-skuadrës së tij.

Mesfushori i Kombëtares është shpallur kampion me Interin dhe në 3 javët e fundit do të ketë fanellën e titullarit për të marrë më shumë minuta e për të treguar vlerat e tij. E ardhmja e elbasanasit pritet të mbetet zikaltër teksa nuk ka zëra merkatosh, megjithatë të interesuarit për ta huazuar janë të shumtë në Itali.

Nevojë urgjente pikësh për mbijetesën, Kristjan Asllani
Kristjan Asllani duke ndjekur ndeshjen Empoli - Frosinone

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga