
Kristjan Asllani
Mesfushori i Kombëtares Kristjan Asllani zhvilloi paraqitje bindëse ndaj kampionëve të Napolit në Serie A. “Regjisori” shqiptar ishte në fushë për 84 minuta, ndërsa sipas mediumit ekspert të “SofaScore”, 23-vjeçari u vlerësua me notën 7.3.
Pas ndeshjes, ai foli për këtë takim, ndërsa nuk ka pa përmendur edhe Interin: “Sot ishte e rëndësishme të merrnim 3 pikët, të gjithë e dinim këtë.
Jemi një grup i shkëlqyer. Pati zhgënjim kundër Lazios, ama jemi të lumtur që morëm rezultatin para tifozëve. Kam shumë respekt për të gjitha ekipet.
Patjetër që do e ndjek ndeshjen Roma – Inter. Uroj që zikaltërit të fitojnë”. E qartë se “dashuria” e Asllanit për ish-ekipin e tij nuk është “shuar”.
Poll