Është luajtur ditën e sotme në superligën kroate takimi mes Hajduku Split dhe Lokomotiva Zagreb. Sfida është mbyllur me fitoren 2-1 të ekipi rival të Dinamo Zagreb. Ajo që ra në sy është paraqitja solide e Feta Fetait në këtë përballje.
“Modriç shqiptar” është vlerësuar me notën e lartë 7 në lojë dhe kjo e ka ngjit në piedestalin e futbollistëve më të mirë të kësaj sfide. Fetai ishte një nga top-3 lojtarët e ekipit kryeqytetas kundër ekipit të “yllit” Rakitiç. 19 vjeçari luajti në krah të djaloshit Art Smakaj për 66 minuta, ku të dy shqiptarët e nisën titullar, por u zëvendësuan me kalimin e kohës.
Mesfushori qendror dha 3 topa të gjatë, 1 krosim dhe 1 pasim kyç. Legjonari fitoi 10 duele të sukseshme dhe kishte 89% të pasave të sakta. Ai u dallua në rolin e tij të preferuar si mesfushor organizativ.
Dy shqiptarët tanë na bën krenar me paraqitjen tepër solide kundër ekipit tëish-futbollistit Milanist, tashmë në një aventurë të re në Ballkan si trajner i Hajduk-ut që kërkon lavdinë pas hegjemonisë së gjatë të Dinamo-s së gjeneratave plot talente.