Mirlind Daku e ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin e ri te Rubin Kazan. Sulmuesi i Kombëtares në 6 javë të luajtura ka shënuar 5 gola. Po ashtu ka dhënë dhe 2 asistime, të përkthyera në gol nga shokët e skuadrës.
Daku mban vendin e dytë në renditjen e golashënuesve. Në krye të elitës ruse qëndron Glushenkov, që luan për Zenit dhe ka gjetur 7 herë rrugën e rrjetës.
Daku vazhdon me formën e mirë, ndërsa kujtojmë se është 26-vjeç. Me Rubin Kazan ka një kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2026.
Poll