Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Miliona euro në arkën Sivasspor, Rey Manaj largohet me kokën lart nga Turqia

Shkruar nga NEWSPORT
Miliona euro në arkën Sivasspor, Rey Manaj largohet me kokën lart
Rey Manaj

Rey Manaj nuk do të jetë më një futbollist i Sivasspor. Lajmin e bën të ditur vetë futbollisti i cili me një postim në rrjete sociale falenderon të gjithë për aventurën e tij turke.

“Të dua Sivas, do të jesh gjithnjë në zemrën time. Faleminderit për gjithçka”, shkruan Manaj në faqen e tij në Instagram.

Manaj ishte pa mëdyshjen më të vogël, lojtari më i mirë i Sivasspor ku këtë sezon shënoi plot 22 gola e 4 asiste duke u renditur si golashënuesi i tretë më i mirë në kampionat pas Dzeko e Icardi.

E ardhmja e tij ende s’ka një përgjigje definitive, por sirenat e Serie A apo LaLigas po bien prej disa javësh. Largimi i tij nga Turqia vjen me kokën lart, teksa Sivasspor do të fitojë një shumë të konsiderueshme parash.

Kujtojmë se Manaj e ka kontratën e vlefshme deri në vitin 2026. Paraqitjet e tij bën që të largohej në fundin e këtij sezoni.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga