Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Medon Berisha “i pandalshëm”, konkuron me yjet e Seria A (DETAJET)

Shkruar nga NEWSPORT
Medon Berisha “i pandalshëm”, konkuron me yjet e Seria A
Medon Berisha

Mesfushori shqiptar Medon Berisha, i'a ka dalë të jetën në qendër të vëmendjes pas prezantimeve të tij fantastike në fushë. 22-vjeçari i cili luan për Leccen, e ka “nderuar” atë sa i takon konkurimit të skuadrës përballë rivalëve në Seria A.

Talenti i tij ka “bërtitur” fort pasi edhe ekspertët e skuadrës italiane, e kanë vlerësuar 3 herë me çmimin “Lojtari i ndeshjes”. Epokë “Gold” kjo për mesfushorin shqiptar pasi emri i tij ndodhet në mesin e futbollistëve të tjerë më të mirë.

Në një renditje me emrat më “Big” të skuadrave italiane, Berisha ndodhet “krahë për krahë” me Kenan Yildiz i cili luan për Juventusin dhe Mike Maingan të Milanit. Të 3 këta janë vlerësuar 3 herë me çmimin “Lojtari i ndeshjes”.

Ndërsa dy lojtarët që numërojnë më shumë çmime janë Nico Paz i skuadrës së Comos dhe Frang Anguissa i Napolit, të cilët kanë nga 5 çmime.

Poll

Lexo gjithashtu