Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Me të në fushë nuk njohim humbje, Sylvinho bëri “autogol” me titullarin që dërgoi në TRIBUNË (STATISTIKAT)

Shkruar nga NEWSPORT
Me të në fushë nuk njohim humbje, Sylvinho bëri
Juljan Shehu

Juljan Shehu as në “ëndrrat” më të mëdha nuk mund ta kishte imagjinuar se shumë shpejt do të kthehej në një lojtar të rëndësishëm për Kombëtaren shqiptare. Mesfushori shumë shpejt arriti të fitonte një fanellë titullari falë paraqitjeve të tij në fushën e lojës.

Madje uli në stol një nga liderët kuqezi, siç ishte Ylber Ramadani. Por ish-mesfushori i Laçit duket të jetë “hajmalia” e Shqipërinë. Kjo pasi në 6 ndeshjet e Kombëtares që ka luajtur Shehu në këto kualifikuese dhe në një ndeshje miqësore, të gjitha si titullarë, kuqezinjtë kanë marrë rezultat pozitiv.

E veçanta e tij është se kuqezinjtë asnjëherë nuk kanë humbur me të në fushën e lojës. Kemi marrë 4 fitore, ndaj Andorrës 2 herë, Letonisë dhe Serbisë, ndërsa kemi barazu ndaj Serbisë në Tirana dhe Letonisë në trasnsfertë dhe kemi fituar edhe miqësoren me Jordaninë.

Rezultate pozitive këto të siguruara nga kuqezinjtë me Shehun në fushë dhe mungesa e tij në ndeshjen e djeshme “tregon” qartë se pse mesfushori konsiderohet si “hajmalia” e këtij ekipi. Padiksutim është një nga të preferuarit e Sylvinhos, me brazilianin që u detyrua ta çonte në tribunë për të mos rrezikuar, pasi siç dihet, 27-vjeçari ishte i ndëshkuar me kartonn të verdhë dhe nëse do të luante ndaj Anglisë, mund të ndëshkohej dhe të humbiste duelin e “Play-Off”.

Siç dihet Shehu nuk ka luajtur në asnjërën ndeshje ndaj Anglisë, as në “Ëembley” dhe as në “Air Albania”, takime të cilat Kombëtarja shqiptare i ka humbur me rezultat të njëjtë, 2-0.

Poll

Lexo gjithashtu