
Jasir Asani ka mbyllur aventurën e tij me Gwangju 4 muaj para se të përfundojë kontratën. “Mëngjarashi” pak javë më parë u zyrtarizua te Esteghlal F.C në Iran, me të cilët pritej të luante pas dhjetorit për shkak të kontratës me ekii nga Koreja.
Por tashmë gjërat ka ndryshuar dhe palët janë ndarë me mirëkuptim mes tyre dhe në këto kushte lideri i Kombëtares ka reaguar në rrjetet sociale. Ish-i i Partizanit largohet me shumë falenderimesh, ndërsa Gëangju është skuadra që e rriti profesionalisht dhe i “dhuroi” Kombëtaren.
“Thonë se gjithçka është shkruar, fillimi dhe fundi. Kjo ishte historia jonë me Gwangju FC 2 vite e gjysmë të paharrueshme, të mbushura me kujtime, emocione të forta, momente gëzimi, festimesh, por edhe momente trishtimi. Por mbi të gjitha, ishte një histori që do të lërë përgjithmonë gjurmë në jetën time.
Tani ka ardhur koha të largohem nga shtëpia ime, klubi që më rriti, më formoi dhe më dha mundësinë të përfaqësoja Kombëtaren Shqiptare, ku ëndrra ime e fëmijërisë u bë realitet dhe luajta me krenari në Kampionatin Evropian.
Mund të shkruaja për ditë të tëra për atë që ky klub dhe ky qytet do të thotë për mua, por asnjë fjalë nuk do të jetë e mjaftueshme për të përshkruar mirënjohjen time.
Përgjithmonë mirënjohës që u rritët përkrah Gwangju përgjithmonë mirënjohës për udhëtimin që patëm së bashku.
Forca Gwangju!”, ka shkruar Asani.
