Dhe një herë tjetër Ylber Ramadani nuk mungon në formacionin e Lecces. Klubi italian i beson vendin shqiptarit kundër një klubi gjigand si Roma.
Skuadra e ‘yllit’ shqiptar lufton për mbijetesë dhe çdo pikë vlen, sado e vështirë të jetë për t’u fituar. Transferta e Romës nuk është e lehtë, pasi ‘Olimpico’ ka një atmosferë të zjarrtë.
Ramadani do të kërkojë një tjetër surprizë si ajo ndaj Juventusit.
Mesfushori shqiptar është përzgjedhur nga ish-tekniku i Milanit, Giampaolo për të luftuar me kampionin e Botës, Paolo Dybalan. Vështirësia është ekstra kundër një ekipi plot me talenta, por legjionari kërkon të çudit kryeqytetin italian.
Poll