
Berat Gjimshiti
Berat Gjimshiti ishte protagonist absolut në ndeshjen e sotme të Atalantas. Bergamaskët mposhtën Veronan me manita ditën e sotme në Serie A.
Legjionari foli pas përfundimit të ndeshjes duke qenë se dhuroi asistin e golit të sulmuesit kryesot të bluzinjve, Reteguit. Argjentinasi ishte në superformë sot me 4 gola, por një prej tyre mban firmën e “Lojtarit të Vitit” shqiptar.
“Reteguit i mjafton pak për të shënuar. Nëse ai realizon jemi të lumtur dhe ne.
Kemi shumë lojtarë jashtë. Dëmtimet po na pengojnë. Ndaj Bolognas mund të ishte barazim. Kundër Torinos luajtëm mjaftueshëm mirë. Skuadra është në luftë në shumë fronte dhe po reziston”, u shpreh Gjimshiti.
Poll