Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

"Kudo të shkoj krenar të përfaqësoj vendin tim", Mirlind Daku shpreh për kë kampionat bën tifo: Më pëlqen shumë dhe liga e dytë atje

Shkruar nga NEWSPORT
"Kudo të shkoj krenar të përfaqësoj vendin tim",
Mirlind Daku

Mirlind Daku është një nga sulmuesit më të mirë në qarkullim. I ftuar në emisionin e Telegrafit, sulmuesi kuqezi ka treguar se për cilin kampionat bën tifo dhe se cilat sfida ka ndjekur që në fëmijëri. Lojtari i Kazanit e ka një preferencë specifike, por shprehet se kudo të shkoj do të përfaqësoj me krenari ngjyrat kuqezi.

“Tani e shikojmë punën e parave. Deri tani nuk e kemi bërë, por tash i këqyrim paratë.

Unë jam rritur duke parë ndeshjet në kampionatin anglez dhe kam qef të shkoj atje. Jo në ndonjë ekip të dobët ama. Po veç Anglisë, sulmues po kërkohen gjithandej.Në Angli kam qef edhe Championship madje. Më pëlqen shumë.

Me thënë të drejtën përtojmë të bëjmë stërvitje çdo ditë, kurse atje e ke ndeshje çdo 3 ditë. Direkt lojë.

Po nuk i dihet. Veç të kemi shëndetin se të tjerat rregullohen dhe të përfaqësoj Shqipërinë kudo që shkoj”, u shpreh Daku.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga