
Rey Manaj
Sivasspor krenohet me Rey Manaj, që i dha 3 pikët në ndeshjen kundër Konyaspor. Sulmuesi shqiptar shënoi golin e vetëm, që erdhi në minutën e 86’ dhe i dha fitoren të tijëve 1 me 0.
“Ylli i Superligës”, shkruan klubi i Sivasspor duke i kushtuar një poster 27-vjeçarit pas ndeshjes. Kujtojmë Manaj shënoi golin e 18, të vlefshëm për Superligën turke.
Më mirë se ai kanë bërë vetëm Mauro Icardi dhe Edin Dzeko. Icardi kryeson renditjen e golashënuesve me 21 gola, ndërsa Dzeko ndodhet në kuotën e 20 golave.

Rey Manaj
Poll