
Rey Manaj ishte autori i 2 golave të Kombëtares shqiptare në sfidën me Andorrën. Përballje kjo që u fitua nga kuqezinjtë me shifrat 3-0.
Për paraqitjen pozitive të sulmuesit padiksutim që janë gëzuar edhe në Turqi. Sivasspor ka bërë një postim mjaft të veçantë për Manajn, ku e urojnë për dopietën.
Skuadra turke shkruan elozhe për lushnjarin, i cili sipas tyre ishte arkitekti i fitores së kuqezinjve.
“Në ndeshjen e javës së dytë të Grupit K të eliminatoreve të Botërorit 2026, Shqipëria mposhti Andorrën me rezultatin 3-0 në shtëpi.Dy nga golat i shënoi sulmuesi ynë Rey Manaj!
Manaj ishte një nga arkitektët e fitores duke shënuar në minutat e 9-të dhe të 19-të.Urime Rey Manaj”, shkruhet në postimin e skuadrës turke.
2026 Dünya Kupası Avrupa Elemeleri K Grubu ikinci hafta maçında Arnavutluk, sahasında Andorra’yı 3-0 mağlup etti.
— Sivasspor (@Sivasspor) March 25, 2025
Gollerin ikisi, golcümüz Rey Manaj'dan! ⚽????
Manaj, 9. ve 19. dakikalarda ağları sarsarak galibiyetin mimarlarından oldu.
Tebrikler Rey Manaj! ???????? pic.twitter.com/O4ZNP2r5ZR