
Qazim Laçi do të zbresë në fushë mbrëmjen e sotme me fanellën e Spartës së Pragës ku do të përballen në shtëpi me Steaua Bukureshtin në orën 20:00. Mesfushori shqiptar, me Spartën e tij, do të luftojnë për të fituar sfidën e parë të raundit të tretë kualifikues të Champions League.
Sparta Pragë është e pandalshme deri më tani teksa ka fituar të gjitha ndeshjet që ka luajtur, madje duke shënuar të paktën 2 gola për secilën sfidë, një prej tyre e asistuar nga 28-vjeçari dibran në fitoren 4-2 ndaj Shamrock Rovers në raundin e dytë.
Disa orë para ndeshjes, një mesazh emocionues vjen si motivim për Laçin teksa është babai i tij, Emini, i cili në Facebook i shkruan disa rreshta mbështetjeje.
“Ximi, ti sot luan me Steaua Bukureshtin. Ishalla me fitore, Zoti qoftë me ty dhe do Zoti një gol! Babi, mami, Riku jemi në zemrën tënde”, shkruan babi i Laçit.