
Armando Broja mesa duket ka humbur një mundësi të “artë” për t’u rikthyer protagonist në Angli. Ai ishte titullar në ndeshjen e EFL Cup mes Burnley dhe Cardiff, sifdë që u fitua 1-2 nga këta të fundit.
Broja nuk mundi të ndihmonte ekipin e tij dhe të shmangte eliminimin, madje duke mos lënë fare shenjë në sulm. Për këtë, media e klubit të Premier League, “Burnley Express” ka përshkruar shqiptarin si të “ndryshkur”.
“Dukej përsëri i ndryshkur. Ndoshta duhet të kishte bërë më mirë kur u nis i vetëm drejt portës për t’u ndalur nga portieri me këmbë”, ishte përshkrimi i medias angleze për sulmuesin e Kombëtares shqiptare.
Vlen të përmendet se portali që është pranë klubit të Burnley, e vlerësoi Brojën me notën 5.