Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

I ‘mori’ numrin 11-të, Armando Broja ‘kërcënon’ Myrto Uzuni me golin ndaj Lihtenshtejnit

Shkruar nga NEWSPORT
I ‘mori’ numrin 11-të, Armando Broja
Armando Broja

Armando Broja ndaj Lihtenshtejnit bën atë që pritej. Sulmuesi hap serinë e golave për kombëtaren shqiptare, me kuqezinjtë që fituan 3-0. Një gol shumë i rëndësishëm për Brojën, i cili tashmë e moviton atë akoma më shumë për Kampionatin Europian.

Por jo vetëm kaq, pasi goli i mbrëmshëm i shënuar ndaj Lihtenshtejnit është i veçantë për 22-vjeçarin. Ky është goli i 5-të i Brojës me fanellën kuqezi, realizim ky që e fut në listën e 20 golashënuesve më të mirë të të gjitha kohërave në historinë e kombëtares shqiptare.

Talenti kuqezi ka luajtur 20 ndeshje dhe ka gjetur rrugën e rrjetës 5 herë. Broja e shikon vetën tashmë të renditur në vendin e 17-të në renditjen e golashënuesve, me po aq gola sa Ilir Përnaska, Rudi Vata, Myrto Uzuni, Odise Roshi dhe Emir Lenjani.

Ndërsa nga ana tjetër Jasir Asani shënoi golin e 4-të me kombëtaren shqiptare në 12 ndeshje dhe mban vendin e 23-të, ndërsa Ernest Muçi ka golin e 3-të me Shqipërinë në 10 sfida të zhvilluara deri tani, teksa renditet në vendin e 28-të në listën e golashënuesve të të gjitha kohërave në historinë e Kombëtares.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga