
Anis Mahmeti vazhdon të shkëlqejë në Angli. Sulmuesi shqiptar ndeshje pas ndeshje është protagonist me gola dhe asiste, teksa paraqitja e tij javë pas javë merr vëmendjen në Angli.
Mehmeti shënoi golin e radhës në Championship në ndeshjen që Bristol City zhvillo me Sheffield Ëednesday. Por nuk u ndal me kaq, se po në këtë sfidë edhe asistoi.
Paraqitje kjo që është vlerësuar. Sulmuesi shqiptar është zgjedhur kështu në formacionin e javës në Championship, duke “zaptuar” një vend në 11-she.
Kujtojmë se në 5 ndeshje në këtë sezon, Mehmeti ka shënuar 3 gola dhe ka dhuruar edhe 2 asiste. Por sërish nuk kanë mjaftuar për të siguruar një ftesë nga Sylvinho, me brazilianin që vazhdon të lërë jashtë listës së Kombëtares.
