Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

FOTO/ Shënoi dy supergola, Jasir Asani shpërblehet për performancën në Champions League

Shkruar nga NEWSPORT
FOTO/ Shënoi dy supergola, Jasir Asani shpërblehet për
Jasir Asani

Jasir Asani ishte padyshim protagonisti kryesor në fitoren që ekipi i tij Gwangju fitoi në shtëpi përballë Johor. Sfida e vlefshme për javën e 3-të të Champions League-s aziatike, përfundoi 3-1.

Ishte pikërisht sulmuesi i Kombëtares shqiptare ai që shënoi dy supergola për të tijët. Të parin e shënoi në minutën e 3-të, teksa të dytin në të 6-tën. Sigurisht që performanca e shqiptarit nuk kishte si të kalonte pa u shpërblyer.

Mëngjarashi është bërë pjesë e 11-shes më të mirë të këtij raundi të Champions League. Pra, Asani është në formacionin më të mirë të javës. Sulmuesi nga Shkupi ndodhet aty krah kampionit të Euro 2024, Joan Laporte.

FOTO/ Shënoi dy supergola, Jasir Asani shpërblehet për
Formacioni më i mirë në Champions League aziatike

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga