
Endri Çekiçi është një lojtar i lirë në merkato që pas largimit nga Pendikspor në Turqi. Mesfushori shqiptar ndërpreu bashkëpunimin me klubin turk aty ku luajti për 1 sezon. Çekiçi ende nuk ka zgjedhur një ekip të ri dhe po shqyrton të gjitha ofertat në drejtim të tij.
Javët e fundit 28-vjeçari ka qenë me pushime në jugun e Shqipërisë dhe së fundmi ka nisur stërvitjen individuale në kryeqytet. Çekiçi po stërvitet nën vëzhgimn e përgatitësit altetik të njohur, Roland Peqini i cili po mbikqyr dhe përgatit më së miri fizikisht ish-lojtarin e Kombëtares shqiptare.
Mbetet të shihet cila do të jetë e ardhmja e lojtarit, a do të vijojë ende të jetë pjesë e futbollit turk apo do të vijojë karrierën diku tjetër.
