Pas përfundimit të Europianit, lojtarët e Kombëtares janë shpërndarë në destinacione të ndryshme ku kanë nisur pushimet verore. Disa kanë zgjedhur vendet e huaja, e disa të tjerë diellin e Shqipërisë.
Këtë të fundit e kanë zgjedhur Armando Broja dhe Mirlind Daku. Dy sulmuesit që janë në qendër të merkatos pasi mund të largohen nga ekipet aktuale, janë duke kaluar pushimet së bashku në Vlorë.
Daku dhe Broja kanë zgjedhur diellin përvëlues të Vlorës dhe bregdetin magjik të këtij qyteti për të kaluar ditët e pushimeve verore.
Mesa duket, dy bomberët kuqezi kanë vendosur të qetësohen dhe kthjellojnë mendimet për të ardhmen, duke u reklasuar në atdhe.
Galeria fotografike ()
Poll