
Rey Manaj
Rey Manaj përjetoi dy ndjesi të kundërta ditën e sotme teksa në ndeshjen Sivasspor – Goztepe ishte autor i një goli, i pari nën emrin e tij për këtë sezon të ri. Mirëpo, festa nuk do të zgjaste shumë për sulmuesin shqiptar i cili do të dëmtohej vetëm 3 minuta më pas duke lënë fushën e lojës.
Lushnjari pësoi një tërheqje muskulare, siç dukej edhe në pamje të parë teksa mbante dorën në pjesën e pasme të kofshës së djathtë dhe do të vihet menjëherë nën mbikqyrjen e mjekëve. Së fundmi, Manaj ka reaguar në rrjete sociale duke u shpehur i kënaqur për fitoren dhe se ëshë koha për rikuperim.
“Fitore e rëndësishme sot, për ne dhe për ju fansa. Tani është koha për rikuperim, shihemi së shpejti”, shkruan Manaj.
View this post on Instagram
Poll