Armando Broja dhuron “spektakël” sa herë që zbret në fushë. Potenciali i tij është i lartë, teksa vetëm dëmtimet po e “rrëzojnë përtokë”.
Sulmuesi ndaj Anglisë hyri si zëvendësues pak pasi “3 Luanët” shënuan golin e avantazhin. 24-vjeçari mori menjëherë “skenën” ndaj “yjeve” anglezë, të cilëve iu njeh shumë mirë “huqet”.
Broja kur është në fushë nuk pyet kë ka përballë, teksa nis t’i lërë në vend të gjithë si “birila”. I tillë ishte rasti me Bellingham. Pak para se të dëmtohej, talenti i Kombëtares shqiptare bëri disa driblime dhe lëvizje “dehëse” ndaj Jude Bellingam.
Me lëvizjet dhe taktikat e tij “futi në xhep” mesfushorin e Real Madrid, i cili pa frik kushton 180 milionë euro. Videoja e këtij momenti po bën xhiron në rrjete sociale, me sulmuesin kuqezi që lë në vend anglezin, por fatkeqësisht “dëmtimi” bëri që të linte fushën e lojës para kohe dhe të shpërthente në lot.
