Një ditë plot e ngjeshur për futbollistët tanë kuqezi të cilët do të luajnë ndeshje të rëndësishme me skuadrat e tyre në kampionatet respektive.
Vëmendja fillimisht pritet të fokusohet në Superligën turke, aty ku legjionarët tanë do të zbresin në fushën e lojës në orën 19:00. Dueli që spikat është ai mes Besiktasit dhe Trabzonsporit, aty ku do të kemi dhe një “derbi” mes Kristjan Asllanit dhe Ernest Muçit.
Në të njëjtën orë do të luajnë dhe Rizespori i Qazim Laçit që mat forcat në transfertë përballë Eyupsporit dhe Indrit Tuci me Kayserispor po në transfertë ndaj Alanyaspor.
Sakaq, në Serie A “repertorët” do të zhvendoset totalisht në sfidën mes Lecces dhe Juventus, e cila do të nisë në orën 20:45. Skuadra në të cilën aktivizohet Ylber Ramadani luan shanset “jetike” për të siguruar qëndrimin në elitë.
