Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

E BUJSHME/ Nga Superliga në Premier League, përgatiten 700 mijë euro për mbrojtësin e Shqipërisë U21

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME/ Nga Superliga në Premier League, përgatiten 700 mijë
Shqipëria U21

Diar Vokrri mund të largohet nga Ballkani gjatë merkatos verore që është në prag. Mbrojtësi i krahut të djathtë ka spikatur me paraqitjet e tij në Superligën e Kosovës, duke fituar kështu interesin serioz të ekipit të Premier League ukrainas, Polissya.

E BUJSHME/ Nga Superliga në Premier League, përgatiten 700 mijë
Diar Vokrri

Këta të fundit kanë kërkuar më shumë informacion në lidhje me transferimin e mundshëm të 21-vjeçarit. Burime për mediat raportojnë se po përflitet për një shumë fillestare 700 mijë euro, por për ta përfunduar këtë operacion, oferta e klubit ukrainas mund të kalojë edhe 1 milionë eurot.

Kujtojmë se Vokrri vlerësohet në “Transfermarkt” 350 mijë euro. Karrierën e tij e ka nisur tek Llapi, ndërsa në rang kombëtaresh ka zgjedhur të luajë për Shqipërinë U21 edhe pse më parë ka qenë pjesë e Kosovës U21.

Këtë sezon ka bërë mjaft mirë me ekipin nga Suhareka. Në 27 ndeshje që ka marrë pjesë, mbrojtësi anësor ia ka dalë që të asistojë në 2 gola, duke u kthyer në një pikë kyçe për 11-shen titullare.

Poll

Lexo gjithashtu