
Mirlind Daku nuk ka të ndalur në Premier League ruse. Pas 4 javësh kampionat me Rubin Kazan, sulmuesi i Kombëtares numëron 4 gola dhe 1 asist. Madje këtë verë ai firmosi kontratë të re me klubin nga Kazani, e vlefshme deri në verën e vitit 2029. Por një lajm bombastik për Dakun vjen nga “Telegrafi.com”.
Konkretisht thuhet se gjigantët e Fiorentinës kanë nisur kontaktet me bomberin e Shqipërisë. Përfaqësuesit e klubit “Vjollcë” kanë takuar agjentin e 27-vjeçarit Shkumbin Qorrmemeti. Po ashtu ka pasur edhe bisedime mes Fiorentinës dhe Rubin Kazan.
Shkak për këtë “mesele” është bërë një transferim i mundshëm i Mosie Kean në Arabi. Ekipi ku drejton trajneri Stefano Pioli është gati të “joshi” Rubin Kazan deri në 20 milionë euro, shifër e konsiderueshme dhe tundues.