Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

E BUJSHME/ Klubi italian gati të ofrojë 15 milionë euro, Rey Manaj mund të bashkohet me mbrojtësin e Kombëtares

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME/ Klubi italian gati të ofrojë 15 milionë euro, Rey
Rey Manaj

Me përfundim e Euro 2024, aty ku Rey Manaj është i grumbulluar me kombëtaren shqiptare, vështirë se lushnja të vazhdojë karrierën te Sivasspor në Turqi. Sulmuesi kuqezi është shumë pranë kalimit në Serie A.

Sipas asaj që raportohet nga mediat italiane, Lazio është klubi i cili është futur seriozisht në garë për të siguruar shërbimet e 27-vjeçarit. Presidenti Claudio Lotito është i gatshëm të paguajë rreth 15 milionë euro për të transferuar Rey Manajn në “Stadio Olimpico”.

Nëse ky transferim do të ndodhte, atëherë Manaj do të bëhet shitja më e shtrenjtë në historinë e Sivasspor, me klubin turk që do të arkëtonte një shumë goxha të konsiderueshme, Gjithashtu, te Lazio, Manaj do të gjente edhe Elseid Hysajn.

Në krahun tjetër, përsa i përket  Rey Manajt, sulmuesi i Kombëtares shqiptare mbylli një sezon fantastik në Superligën turke. Në 36 ndeshje mes kampionatit dhe Kupës, Manaj ka shënuar 22 gola dhe ka asistuar në 3 të tjerë.

Gjithashtu, sulmuesi me origjinë nga Lushnja shënoi gol edhe në miqësoren e fundit të Kombëtares shqiptare, atë kundër Azerbajxhanit, sfidë të cilën kuqezinjtë e Sylvinhos e fituan 3-1.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga