Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

E BUJSHME/ Cagliari nuk mjaftohet me Alen Sherrin, përgatitet transferimi i liderit të Kombëtares

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME/ Cagliari nuk mjaftohet me Alen Sherrin, përgatitet transferimi i
Ceki - Shqiperi

Një transferi i bujshëm mund të ndodhë ditët e fundit të kësaj merkatoje. Cagliari nuk mjaftohet vetëm me Alen Sherrin.

Ekipi italian kërkon një tjetër portier shqiptar. Bëhet fjalë për Etrit Berishën, i cili ka një eksperiencë të madhe në Serie A. Drejtuesit e Cagliarit kërkojnë  të përforcojnë sërish portën dhe të bëjnë bashkë dy gardianët shqiptarë.

Sipas mediave italiane kanë nisur kontaktet mes palëve. Aktualisht Berisha është pa ekip që pas largimit nga Empoli. Në fakt nëse arrihet ky operacion, Berisha do të ishte zëvendësuesi i Sherrit, me ish-futbollistin e Egnatias që është gardiani i dytë i italianëve, pasi do të zëvendësojë Simone Scuffet. Ky i fundit kërkohet me ngulm nga Milan dhe në rast se arrihet kjo lëvizje, atëherë BErisha dhe Sherri do të luftonin “kokë më kokë” për fanellën e titullarit te Cagliari.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga