
Rame Lahaj, Ermal Dredha dhe Ylber Ramadani
Një takimi veçantë është zhvilluar sot mes një figure politike të vendit tonë dhe Ylber Ramadanit. Futbollisti i Kombëtares është fotografuar në prani të Ermal Dredhës.
Legjionari ka qenë i shoqëruar dhe nga një figurë e njohur e artit si Rame Lahaj. Vetë z.Dredha, Kryetari i Bashkisë Vlorë ka postuar në rrjetet sociale lajmin se ka qenë i pranishëm mes yjeve të artit dhe sportit shqiptar.
Mesfushori kuqezi është gjendur në Bari, një qytet jugor i Italisë që nuk ndodhet shumë larg nga qyteti ku aktivizohet Ramadani, Lecce. I pari i qytetit bregdetar ka dhënë lajmin e gëzueshëm se tenori Lahaj së shpejti do të jetë i pranishëm në qytetin turistik.
Poll