
Endri Cekici
Endri Çekiçi është futbollisti më i ri i CR Belouizdad. Pavarësisht se këto ditë doli në stërvitje me ekipin e Pogradecit, mesfushori ka vendosur që të vazhdojë karrierën në Algjeri.
Gjithçka është mësuar nga një video që po qarkullon në internet. Madje, shihet se futbollisti i Kombëtares shqiptare ka marrë edhe numrin 10 tek ekipi i ri, aty ku gjen edhe Redon Xhixhën.
Kujtojmë se para kësaj aventure algjeriane, 28-vjeçari ka qenë në Turqi prej vitit 2020. Ai ka luajtur për ekipe si Ankaragucu, Konyaspor, Pendikspor dhe së fundmi Adanaspor.
Poll