
Marash Kumbulla u dëmtua në ndeshjen e së shtunës që Mallorca barazoi 1-1 me Atletico Madrid. Mbrojtësi u detyrua të linte fushën e lojës në minutën e 36-të të takimit dhe duket se dëmtimi është më serioz seç u mendua në fillim.
Saktësisht lideri i prapavijës do të mungojë 1 muaj dhe dëmtimi që ka marrë në kofshë kërkoh kohë. Fatkeqësisht ky dëmtim do ta mbajë larg duelit me Serbinë, ndeshje që Kombëtara do ta luajë në transfertë më 11 tetor, duel i vlefshëm për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.
Tashmë ka reaguar vetë futbollisti në rrjetet sociale. Kumbulla falenderon të gjithë për mbështetjen dhe shkruan se do të shihemi shumë shpejt.
"Faleminderit të gjithëve për mbështetjen! Shihemi së shpejti! Forca Mallorca!", ka shkruar Kumbulla në “Insta-Story”.
